Ky trajnim iu dedikohet politikanëve të pushtetit lokal dhe shërbyesve civil në Partneritetin Lindor dhe në vendet e Procesit të Aderimit, më konkretisht i dedikohet Maqedonisë dhe Ukrainës. Ky trajnim në internet (online) do të ndihmojë përmirësimin dhe rritjen e njohurive të tyre rreth qeverisjes lokale, kontekstit juridik të Bashkimit Evropian dhe Partneritetit Lindor, të drejtat e minoriteteve, proceset me pjesëmarrje, si dhe bashkëpunimit të decentralizuar. Prandaj, ky trajnim në internet do të kontribuojë për të ndërtuar dhe përmirësuar shkathtësitë dhe kapacitetet e politikanëve dhe shërbyesve civil në nivel lokal me qëllim përfshirjen sa më efektive të minoriteteve në procesin e vendimmarrjes rreth çështjeve publike, si dhe ndërtimin e komuniteteve më të qëndrueshme